Kushton vetëm 12 mijë paund “një pako”, kështu e quajnë kontrabandistët gomonën për të kaluar në Kanalin Anglez dhe ofrojnë 60 jelekë shpëtimi. Ky është çmimi më i ulët që ofrojnë dy konstrabandistë që zotërojnë varkat e vogla që përdorin emigrantët për të kaluar në Kanalin Anglez. Media britanike “BBC”prej 5 muajsh nisi një hetim në lidhje me mjetet që përdorin kontrabandistët për të ndihmuar emigrantët të kalojnë kufirin. Një gazetar i BBC shkoi në qytetin Essen në Gjermani, ku jetojnë ose kalojnë kufirin “e vdekjes” shumë emigrantë.
Pavarësisht qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që premton se do të “shkatërrojë” bandat, Gjermania është kthyer si një nga vendet kryesore, ku kontrabandistët fshehin gomonët ose marrin pjesët që iu nevojiten për të bërë varkat e vogla të funksionojnë. Gazetari i BBC, i cili për të ruajtur anonimitetin përdori emrin Hamza, zbuloi magazinat sekrete ku trafikantët fshehin mjetet e tyre, teksa luajnë “macja dhe miu” me policinë gjermane. Sipas OKB-së ky është viti më vdekjeprurës për kalimet e Kanalit të emigrantëve, ndërsa më shumë se 28,000 njerëz deri më tani kanë kaluar kufirin me varka të vogla, të cilat shpesh herë mbyteshin.
Hamza, u takua me një nga trafikantët në stacionin qendror në qytetin e Esse dhe është inflirtuar sikur është një emigrant i pashpresë nga Lindja e Mesme dhe është i etur për të kaluar Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me familjen e tij. Prej muajsh, ai bisedoi me një nga trafikantët në “Ëhatsapp”, por ky është takimi i parë mëes tyre, ndërsa burri quhet Ebu Sahar. Sahar i premtoi Hamzas një kalim të sigurt me gomone për në Kanalin Anglez, por teksa e pyeti gazetarin pse ai dëshiron të largohet nga Gjermania, ky i fundit tha se përvojat e këqija me bandat e kontrabandës në rajonin e Calais e kanë shtyrë atë, familjen dhe miqtë e tij të përpiqen të menaxhojnë kalimin e tyre vetëm, por nuk dinë sesi.
Trafikanti i dërgoi një video të një gomone të fryrë, e cila, sipas tij, është “e re”, e disponueshme dhe që mbahet në një magazinë në zonën e Essen. Më pas ai i ofron pamje të tjera, ku në to përfshihen disa varka të pajisur me motorë dhe gomone të ndryshme. Hamza i kërkoi ta kontrollojë vetë cilësinë e artikujve që ofrohen dhe për këtë arsye ata do të takohen. Ekipi i BBC ka qëndruar gjithë kohës pranë tij, në rast se diçka shkon keq dhe ka nevojë urgjente për ndërhyrje. Sahar e paralajmëroi atë se është shumë “e rrezikshme” të shkosh në magazinë për të parë varkën, edhe pse janë afër magazinës, por për arsye “sigurie” dhe logjistike, askush nuk lejohet të shkojë në magazinë.
Ministria e Brendshme në Berlin argumenton se, për shkak se Gjermania dhe Britania e Madhe nuk janë fqinjë gjeografikë, “nuk ka kontrabandë të drejtpërdrejtë” në të vërtetë. Për këtë arsye nuk janë kryer mjaftueshëm kërkime në Gjermani. Hamza dhe Sahar u ulën së bashku në një lokal ku pritën më shumë se 35 minuta dhe më pas trafikanti i thotë: Ule zërin, ai po vjen. Më pas atyre iu afrohet një burrë i quajtur si “al-Khal”, që do të thotë “xhaxhai”, një frazë në arabisht që nënkupton dikë që njerëzit e respektojnë. Khal shkon së bashku me një burrë tjetër, i cili është truproja e tij. më pas Hamzait i kërkojnë të dorëzojë telefonin e tij për siguri.
Gjatë takimit, për shkak të ligjit të rreptë gjerman, BBC mund të regjistrojë vetëm video, jo audio. Për këtë arsye, raportimi i BBC do të jetë vetëm nga kujtesa e gazetarit, ku rrjeti britanik paralajmëron se mund të ketë mangësi.
“Mos e ngri zërin,”- i tha Khal ndërsa i kërkon Hamzës të prezantohet. Gazetari i përsërit të njëjtën gjë, është i dëshpëruar dhe kërkon të largohet pëqr këtë arsye do të blejë një anije. Ai sugjeron gjithashtu se blerja e anijes, nuk mund të jetë as e paligjshme për shkak të zonave gri në ligjin gjerman. Por Khal e hedh poshtë këtë sugjerim.
“Kush ju tha këtë? Nuk është e ligjshme”, tha Khal.
Edhe nëse ka boshllëqe ligjore në Gjermani rreth kontrabandës me varka, trafikantët e dinë se mirë sepse janë të përfshirë në një rrjet më të gjerë kriminal. Gjatë kafesë së tyre, Khal i zbulon se kanë rreth 10 magazina në zonën e Essen. Ata gjithashtu i tregojnë se ata lajmërohen kur policia zhvillon bastisje dhe u japin një “karrem” – që do të thotë se furnizimet janë konfiskuar, por me sa duket nuk janë të mjaftueshme për të ndërprerë seriozisht operacionin. Kontrabandistët flasin për aftësinë e tyre për të marrë pajisje në Calais brenda “tre, katër orësh”, gjë që tregon se ata ndjehen mjaft të guximshëm për të përdorur autostradat, në vend të rrugëve dytësore. Sipas hulumtimit të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, anijet zakonisht transportohen me furgona ose makina nga Gjermania, Belgjika ose Holanda në bregdetin francez, me Gjermaninë një “pikë tranziti veçanërisht të rëndësishme”.
Shumica e anijeve, zbuluan ata, janë prodhuar në Kinë përpara se të dërgoheshin, me kontejnerë, në Turqi dhe më pas të zhvendoseshin në Evropë. Një nga autorët e raportit, Tuesday Reitano, thotë se roli i Gjermanisë si qendër është rritur për arsye të ndryshme, duke përfshirë “kontrollet kundër kontrabandës” në Francë, të cilat kanë shtyrë bandat gjithnjë e më të organizuara të veprojnë në distanca më të gjata.
Reitano gjithashtu beson se autoritetet gjermane janë më pak të angazhuara me çështjen e kalimit të Kanalit sepse, “nuk është një problem që është në kufirin e tyre”. Pasi Hamza bindi Khal, ai i ofron një gomone me një çmim prej 12 mijë paundësh.
Paketa përfshin varkën pranë Calais, së bashku me një motor, karburant, pompë dhe 60 xhaketa shpëtimi, më shumë se sa Hamza ka thënë se i duhen, por kjo është oferta e përgjithshme dhe ajo që ka më shumë gjasa t’i bëhet një tjetër kontrabandist që organizon drejtpërdrejt kalimet në Francë.
Fitimet e këtyre kontrabandistëve janë potencialisht “të jashtëzakonshëm” sepse të rriturit po tarifohen rreth 2,000 € (1,660 £) për një udhëtim të vetëm me dhjetëra njerëz në bord, sipas Global Initiative.
Nëse ata arrijnë një marrëveshje, Khal pretendon se ai mund t’i ofrojë një varkë në një vend që është vetëm 200 metra nga bregu francez, deri nesër.
Khal dhe Sahar i referohen gjithashtu një “pikë të re kalimi”, duke sugjeruar se ata kanë gjetur një vend në Francë, por nuk e zbulojnë vendodhjen e saj. Sahar e paralajmëron se ëne ata kapen nga autoritetet kjo nuk është përgjegjësia e tyre. Përsa i përket pagesës, Khal i kërkon që ta paguajë në monedhën turke, pasi nga atje vijnë të gjitha materialet. Paratë, sugjeron ai, mund të depozitohen përmes sistemit Haëala, një metodë pagese që shmang bankën formale dhe në vend të kësaj mbështetet në një rrjet agjentësh për të ofruar para përtej kufijve. Më vonë, Hamzës i dërgohet një emër llogarie në ËhatsApp. Khal i rrëfen Hamzës se kontrabandistët kanë stoqe “të kufizuara”, por shumë blerës. Pavarësisht sjelljes së Hamzës, Khal nuk bindet prej tij dhe i thotë Saharës se “shoku yt nuk është në rregull” dhe i kërkon ta pyesë pas 2 orësh nëse do të blejë varkën. Pas 2 orësh, Hamza u thotë atyre se nuk mund të vazhdojë më me marrëveshjen.
BBC nuk i pagoi ata por nuk mund t’i zbulonte as identitetin. Por, media britanike ua dërgoi videot e tyre Kryetarit të Shoqatës Kombëtare të Varkave të Shpëtimit, Neil Dalton. Dalton e krahasoi gomonen me një “kurth vdekjeje”, ai tha se do të ishte “tmerrësisht e rrezikshme” për të lejuar dhjetëra njerëz në këto varka për një kalim në Kanal, pasi është një material shumë i dobët.
Ndërkohë, diplomatët këmbëngulin se bashkëpunimi midis Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, për trajtimin e këtyre bandave, është përmirësuar. Arrestimet dhe bastisjet e magazinës kanë ndodhur në Gjermani, në partneritet me vende të tjera, ndërsa i ashtuquajturi “krim kolateral”, si dhuna ose pastrimi i parave, mund të ndiqet penalisht brenda Gjermanisë.
Në shkurt pati një bastisje të madhe ku në Gjermani u sekuestruan varka, motorë, jelek shpëtimi dhe pajisje flotacioni për fëmijë. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 19 persona, por këto u kryen nën urdhrat e drejtësisë belge dhe franceze. Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar i tha BBC-së se qeveria po përshpejton të bashkëpunojë me vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë, për “të goditur bandat kriminale të kontrabandës”, por “gjithmonë ka më shumë për të bërë së bashku”. Kjo shërben edhe si një jehonë për të rritur bashkëpunimin me autoritetet franceze.