Kjo që shihni në foton më lart është magazina në të cilën policia e Korçës mësyu të enjten në një aksion ku zbuloi lëndë narkotike dhe armë.
Magazina ndodhet në fshatin Voskop në Korçë ndërsa disa persona kanë përfunduar në pranga.
Sipas të dhënave të para lënda narkotike e llojit kanabis sativa dyshohet se nuk është prodhuar në zonë por është sjellë nga një vend tjetër për t’u magazinuar ndërsa brenda ambientit ku u gjet bëheshin edhe disa procese për ta përgatitur për shitje.
Policia tha se veç lëndës narkotike në magazinë u gjetën edhe armë zjarri ndërsa ende nuk dihet sasia e zbuluar. Burime bënë me dije se sasia është e konsiderueshme dhe është duke u peshuar ndërkohë që në pranga janë 6 persona deri tani mes tyre edhe gra.
Magazina ndodhej në anë të rrugës nacionale Korçë- Voskopojë në afërsi të fshatit Voskop dhe sipas informacioneve gratë që rezultojnë të jenë nga Cërriku, ishin të punësuara. Sakaq policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe është duke hetuar edhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.