SPAK zbulon se drejtori i Vodafone Dietlof Mare kërkoi nga Monika Kryemadhi bllokimin e Samir Manes, Theodhori Çami organizoi vizitën te shtëpia e Metës në Bllok, pagesat që mori nga Adrian Shatku
Dosja e SPAK në lidhje me çiftin Meta-Kryemadhi zbulon edhe se si korporata të njohura si Vodafone përdorin lidhjet politike dhe japin rryshfet të fshehur (siç ishte rasti me futjen e kompanisë UNIFI në lojë) për të goditur konkurrentët e tjerë në lojë.
Siç mëson Gazeta Korrieri, në maj 2014 ish-drejtori i Vodafone Dietlof Mare me ndërmjetësimin e biznesmenit Theodhori Çami kanë shkuar për të takuar Monika Kryemadhin në shtëpinë e çiftit Meta-Kryemadhi në ish-Bllok duke kërkuar prej saj favore për Vodafone kundrejt konkurrencës së Plus-it të Samir Manes.
Në dosje, zbardhet edhe momenti kur Theodhori Çami përshkruan banesën e Metës dhe Kryemadhit në ish-Bllok duke theksuar se “ne kête shtepi jemi ngjitur me ashensor, dhe shtepia ishte me shkalle te brendshme. Ne katin poshte ishte guzhina dh e dhomat, ndersa lart ishte sallon pritje”.
Në këtë bisedë, drejtori i Vodafone Dietlof Mare kërkon nga Kryemadhi që përmes Piro Xhixhos në AKEP të bllokohet kalimi i klientëve nga Vodafone dhe AMC në drejtim te kompanisë Plus, ku Samir Mane kishte pjesën kryesore të aksioneve.
Vodafone e konsideronte “loje jo të ndershme” këtë që po bënte Plus, por Kryemadhi nga ana tjetër ishte mësohet se ishte shprehur se tregu duhet të ketë rregulla te tjera. Në të njëjjtën periudhë, Meta dhe Kryemadhi ishin duke folur me Samir Manen për vilën në Rolling Hills, e cila iu dha nga Samir Mane në këmbim të ndryshimit të ligjit për minierat, por çifti Meta-Kryemadhi e ktheu mbrapsht pasi mësoi se për këtë dhuratë kishte informacion edhe ish-ambasadori grek në Tiranë.
Madje, në komunikimet e Kryemadhit dhe Ema Çokut është konstatuar se në këtë vilë kishin nisur punimet, pasi “Iliri e donte me hamam dhe sauna brenda”.
Rezulton se Theodhori Çami ka marrë në mënyrë të vazhdueshme pagesa nga kompania UNIFI për shërbimet e dhëna në aksesin te Vodafone. Të paktën në dosjen e SPAK rezulton se Çami ka marrë pagesa nga Adrian Shatku deri në vitin 2017.
Si Vodafone i jep kompanisë UNIFI shërbimin e tranzitimit të thirrjeve
Aksesi i drejtorit të Vodafone Dietlof Mare përmes Theodhori Çamit te Meta dhe Kryemadhi nuk është i rastësishëm pasi SPAK ka zbuluar se çifti në fjalë ka kërkuar nga kjo kompani që të lidhë marrëveshje për tranzitimin e thirrjeve ndërkombëtare me kompaninë UNIFI të Adrian Shatkut.
Tranzitimi i thirrjeve ndërkombëtare të kompanisë Vodafone ishte kthyer në në minierë ari për kompanitë që ofronin këtë shërbim duke hapur edhe oreksin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit për t’u futur në këtë treg.
Siç konstatohet në dosjen e SPAK që ka parë Korrieri, Meta dhe Kryemadhi kanë përdoruir si sekser Theodhori Çamin, pronarin e komapanisë LeSpot, i cili sipas SMS-ve që kanë dalë, kishte njohje dhe lidhje me drejtuesit e kompanisë Vodafonë në Shqipëri.
Madje, aq shumë kaq qenë Theo Çami (Theodhori) i përfshirë në këtë histori sa Kryemadhi komunikon vazhdimisht me Adrian Shatkun për sjelljet e tij, ndërkohë në një moment shkruan se “Theo u dh*je fare se i foli Iliri”.
Rezulton se Theodhori Çami dhe Ilir Meta janë fqinj me vilat e tyre në Gjirin e Lalzit,ku edhe janë njohur. Madje, siç ka zbuluar SPAK, pazaret mes Theos dhe Ilir Metës janë bëë pikërisht duke ecur gjatë muajve tetor-nëntor 2024 në rërën e Gjirit të Lalzit.
Në një tjetër episode, rezulton se Theo ka njoftuar Adrian Shatkun dhe Monika Kryemadhin se disa aktorë të tjerë të tregut të telefonisë celulare, përfshi edhe turqit e Albtelecom kishin dërguar letër te Vodafone duke kërkuar prishjen e marrëveshjes së tranzitimit të thirrjeve nga UNIFI për Vodafone. /Gazeta Korrieri