Deputeti Agron Çela, dikur përfaqësues i LSI dhe i afërt me Ilir Metën, tani deputeti i Partisë Socialiste ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 170 mijë euro nga kompania DIA, e cila me ndërhyrjen e Metës mblidhte borxhet e CEZ. Sipas dosjes së SPAK, Çela është marrë në pyetje, por ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje, madje se nuk ka dëgjuar kurrë për shoqërinë “B.T.T. (Ballkan. Trafo. Tanzit) SHPK”. Madje shton se as Shpëtim Shehu nuk e kishte dëshuar kurrë si emër. Edhe pse kompania e tij ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë. Hetimi i SPAK ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”. Por vetë deputeti pretendon se nuk ka marrë asnjë pagesë nga DIA.
“Kastriot Ismailajn e ka njohur në rrethana kur vetë Agroni ishte president i Klubit të Futbollit të Vllaznisë dhe Kastrioti ishte shumë tifoz me skuadrën. Sikurse me çdo tifoz tjetër të skuadrës, është takuar edhe me Kastriotin në këto rrethana. Nuk ka patur asnjë lloj shoqërie apo lidhje tjetër me Kastriotin. Me sa i kujtohej, me Kastriotin nuk ka udhëtuar asnjëherë bashkë në ndonjë destinacion përveçse mundësisë që të kenë qëlluar në të njëjtin fluturim pasi në atë kohë vetë ai (Agroni) udhëtonte shpesh, ose mundësisë së ndonjë udhëtimi në rastet e ndeshjeve që mund të ketë patur klubi i futbollit së Vllaznisë. I pyetur mbi njohjen me shtetasin Ilir Metaj, ka deklaruar se që nga viti 2013 ka krijuar miqësi me të dhe në vijim ka kandiduar me partinë LSI, për deputet. Ka marrëdhënie miqësore dhe shoqërore me të nga ajo kohë deri më sot. Ka deklaruar se që nga vitit 2013 është bërë anëtar i LSI, ka qënë drejtues politik i kësaj partie për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë as partinë LSI,“-ka shpjeguar Agron Çela.
Ky i fundit nuk është marrë ende nën akuzë nga SPAK dhe aktualisht vijon detyrën si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kësaj herë nën siglën e Partisë Socialiste.
PJESË NGA DOSJA:
Në datën 23.02.2023 është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit shtetasi Agron Çela. I pyetur mbi shoqërinë “B.T.T. (Ballkan. Trafo. Tanzit) SHPK” NIPT: L06815002A, ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar si emër, nuk ka dërgjuar për ndonjë shoqëri tregtare me këtë emër.
I pyetur mbi përfaqësuesin e shoqërisë B.T.T. SHPK NIPT: L06815002A, shtetasin Shpëtim Shehu, ka deklaruar se këtë emër nuk e ka dëgjuar më parë, nuk i kujtohet asnjë person me këtë emër.
Lidhur me pyetjen nëse ndonjë nga shoqëritë tregtare të tij ka patur objekt veprimtarie importimin dhe shitjen e automjeteve, ka deklaruar se asnjë nga shoqëritë e tij nuk ka patur aktivitet në mportimin dhe shitjen e automjeteve. • Ka deklaruar se nuk ka patur asnjë kontratë të lidhur me shoqërinë DIA, nuk ka marrë asnjë lloj pagesë prej DIA-s dhe nuk nuk ka kryer asnjë lloj shërbimi për shoqërinë DIA. • Ka deklaruar se Kastriot Ismailain e ka njohur në rrethana kur vetë Agroni ishte president i Klubit të Futbollit të Vllaznisë dhe Kastrioti ishte shumë tifoz me skuadrën. Sikurse me çdo tifoz tjetër të skuadrës, është takuar edhe me Kastriotin në këto rrethana. Nuk ka patur asnjë lloj shoqërie apo lidhje tjetër me Kastriotin. Me sa i kujtohej, me Kastriotin nuk ka udhëtuar asnjëherë bashkë në ndonjë destinacion përveçse mundësisë që të kenë qëlluar në të njëjtin fluturim pasi në atë kohë vetë ai (Agroni) udhëtonte shpesh, ose mundësisë së ndonjë udhëtimi në rastet e ndeshjeve që mund të ketë patur klubi i futbollit së Vllaznisë.
• 1 pyetur mbi njohjen me shtetasin Ilir Metaj, ka deklaruar se që nga viti 2013 ka krijuar miqësi me të dhe në vijim ka kandiduar me partinë LSI, për deputet. Ka marrëdhënie miqësore dhe shoqërore me të nga ajo kohë deri më sot. Ka deklaruar se që nga vitit 2013 është bërë anëtar i LSI, ka qënë drejtues politik i kësaj partie për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI.për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI.
I pyetur në lidhje me njohjen e shtetasve Arjan Laçi dhe Kastriot Ismailaj, shtetasi Spartak Braho në deklarimin e datës 03.11.2023 ka deklaruar se: “… shtetasin Arian Laçi, nga Durrësi, që merret me transport detar me anlje e njeh si durrsak edhe si pronar anijesh. Nuk ka ndonjë marrëdhënie të veçantë apo shoqërore me të. Gjithashtu di që Arian Laçi është mik i Ilir Metës dhe se e ka dëgjuar të përmendet prej Ilir Metës emri i Arian Laçit, si dhe ka dëgjuar prej Ilirit se e ka patriot nga Skrapari. I pyetur se çfarë tjetër ka mësuar prej shtetasit Ilir Metaj, lidhur me shtetasin Arian Laçi dhe a e ka ndihmuar shtetasi Arian Laçi shtetasin Ilir Metaj në ndonjë fushatë elektorale, Spartak Braho deklaroi se “Ilir Meta nuk para ka folur shumë për Arian Lacin.”. 1 pyetur nëse ka dijeni të ndonjë marrëveshjeje mes shtetasit Kastriot Ismailaj dhe shtetasit Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka dijeni se çfarë marrëveshjeje mund të ketë patur Ilir Meta me Kastriot Ismailajn por kishte dijeni që me njëri-tjetrin kishin njohje dhe shoqëri. Sikurse rezulton nga deklarimet përftohen të dhëna, në lidhje me marrëdhëniet që ekzistonin mes shtetasve Kastriot Ismailaj dhe Ilir Metaj. Me datën 07.11.2023, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit shtetasi Ilir Kulla i cili ka shpjeguar ndërmjet të tjerave se: “Në vitin 2009 ndodhi ndryshimi i pushtetit pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe Kastrioti në bisedat që kam patur me të, më pati thënë se kishte një miqësi me shtetasin Genc Ruli, me Dritan Priftin dhe me Ilir Metën. Për Ilir Metën, Kastrioti fliste shpesh. Thoshte se kishte miqësi të vjetër me të, njohje familjare, por une personalisht nuk i kam takuar ndonjëherë bashkë.
Edhe nga ky deklarim evidentohet e dhëna se shtetasit Ilir Meta dhe Kastriot Ismailaj, kishin shoqëri dhe marrëdhënie familjare mes tyre.Në kuadër të hetimit, është bërë kqyrja dhe marrja e akteve nga fashikulli i procedimit penal Nr. 978 i vitit 2008 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, i administruar në kuadër të procedimit penal Nr.6381 të vitit 2014 të kësaj Prokurorie. Ndër të tjera është administruar kopje e procesverbalit të transkriptimit të bisedave telefonike e datës 28 Qershor 2009, ku ndër të tjera rezulton se në datën 22 Qershor 2009 ora 17:27:21, nga numri i telefonit 0682031701 në përdorim në atë kohë nga personi nën hetim Ilir Metaj, është dërguar një sms drejt numrit 068 20 09 693 në atë kohë në përdorim nga Kastriot Ismailaj me përmbajtje “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”. Të dhëna në drejtim të përfitimit të parregullt.