![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/10/IMG_6884.jpeg)
Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO për t’u njohur me masën e isgurisë.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Kryemadhi hodhi akuza ndaj drejtësisë, duke thënë se është drejtësia e kastruar e Edi Ramës.
Kryemadhi: Po shkoj sot për tu paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar, nëse inteligjencën nuk e kanë të zhvilluar, për tju treguar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që kanë nxjerrë sekretin hetimor.
Drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kanë kërkuar shqiptarët. Është drejtësia e propagandës së Edi Ramës.