Presidenti i Partisë së Lirisë Iliri Meta pritet të dalë nesër më gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij “arrest me burg”. Pas seancës gjyqësore Meta do të dërgohet në qelitë e paraburgimit. Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet që të dalë sot në një deklaratë për mediat, ku do të japë informacione rreth orës që do të mbahet seanca gjyqësore.
Ilir Meta u arrestua dje në zonën e Laprakës teksa po kthehej për në Tiranë nga Kosova. Burime për Pamjet e arrestimit të Metës janë nxjerrë në media, e duket qartë momenti kur presidenti i PL-së, nxirret zvarrë nga mjeti i tij. Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. Pas ngjarjes kanë ardhur edhe reagimet e para. Opozita lajmëron protestë në datën 29 tetor, ndërsa nga maxhoranca nuk ka asnjë reagim.
Por kush është Ilir Meta?
Aktiv në politikë që nga viti 1990, Meta konsiderohet në vend si një nga figurat kryesore politike shqiptare pasi i ka mbajtur të gjitha postet kryesore. Ka qenë deputet, kryeministër, kryeparlamentar dhe së fundmi, president i vendit.