Gazetarja Klodiana Lala ka folur rreth arrestimit të Ilir Metës duke e cilësuar si një lajm që nuk ishte i beftë.
Ajo u shpreh se Meta ka qënë ‘shënjestër’ e SPAK që prej gati 4 vitesh. Gjithashtu, ajo shtoi se nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e tij. Por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e materialeve që pretendohet se janë gjetur brenda telefonit celular.