Ahmet Masha dhe i shumëkërkuar Altin Hajri kanë ndërhyrë që emri I Cyrbjas të spostohej në listen për deputetë në 2021 nga i pesti në të tretin në listë. Pra të hynte në listë të sigurt.
Per këtë janë zhvilluar biseda mes Edmond Kocit i njohur si Mond Cekici i ekzekutuar në Durrës dhe Plarent Dervishaj i dëbuar pak javë me parë ngë Dubai.
Sic del nga bisedat grupet në Durrës perplaseshin me njëri-tjetrin me qëllim që të kishin njerëzit e tyre ne listat e sigurta të deputetëve.
Po ashtu Jurgys Cyrbja dyshohet se I ka dhënë garanci dhe ndihme Altin Hajrit teksa jetonte në arrati kur u shpall në kërkim për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës. Këto të dhëna janë siguruar nga zbërthimi I apliacionit sky ecc dhe bisedat iu vunë në dispozicion Shqiperisë nga autoritetet franceze.
Cyrbja pak ditë më parë la mandatin e deputetit lë ditë përpara se te merrej i pandehur për shpërdorim detyre lidhur me 4 praktika të pronave në Durrëss kur mbante detyrën e kreut të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme.