Gjykata e Posaçme, GJKKO ka marrë vendim më 18 tetor, për dënimin me 6 vite burg të nipit të ish deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramazan Rrajës.
Në një seancë maratonë ku janë lexuar edhe konkluzionet e mbrojtjes, Gjykata shpalli në orët e vona të së premtes vendimin për anëtarët e grupit kriminal që akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos njohur si “Rrumi i Shijakut” e ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.
Sipas Prokurorisë së Posaçme këta shtetas nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen.
Gjithashtu grupi kriminal, pas dështimit të objektivit, kanë siguruar kushte për të kryer vrasje edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019.
Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe me 35 vite burg Ariol Halili. Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e tij si ekzekutor në atentatin ndaj ish-prokurorit Ardjan Ndoj më 1 nëntor të 2019.
Njoftimi
Vendimi Nr.61, date 18.10.2024 ne ngarkim te te pandehurve Ramazan Rraja, etj… eshte shpallur sot, ne 7 e gjysme te darkes.
Masat e denimit per secilin nga te pandehurit:
Ramazan Rraja 6 vjet burgim;
Genti Nderjaku 5 vjet e 4 muaj;
Bashkim Haxhija 4 vjet e 8 muaj
Endrit Sinani 4 vjet e 8 muaj;
Julian Pjetri 4 vjet e 4 muaj;