Eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha, duke folur për anën teknike të automjeteve, tha se një rol të rëndësishëm e luan cilësia e gomave, por cilësia e tyre lë për të dëshiruar pasi janë ato që mund të kenë mbetur stok ose kanë përmbajtje të lartë kauçuku.
Gëzim Hoxha: Këtu shumë fajtor është edhe dogana në aksidentet rrugore.
Aldo: Pse?
Gëzim Hoxha: Sepse e vetmja pikë që ka makina për siguri me tokën është goma. Gomat që vijnë në Shqipëri, 90% të tyre janë goma të skaduara, pra ajo me të vërtetë lexon një markë shumë të mirë, por faktikisht ka ndenjur 15 vjet në magazinë dhe vjen këtu e shpërbëhët goma. Ka goma që janë të reja, por janë me përqindje të lartë kauçuku dhe ato nuk kapin koeficientin e duhur tokë-gome. Ne kemi pasur edhe raste kur i del rruga, frenimi 60 metra atij dhe nuk ka mundësi që ajo t’i nxjerrë 60, me këtë shpejtësi i del shpejtësia 120 km/h. Të gjithë këto janë elementë që krijojnë pasiguri në rrugë.
Aldo: Gomat thua ti?
Gëzim Hoxha: Gomat janë shumë të rrezikshme dhe serviset. Ka një shprehje që është një shprehje shumë e dëmshme që e përdorin gazetarët padrejtësisht, ndoshta ata mendojnë se japin lajm por në fakt dezinformojnë kur thonë “drejtuesi humbi vëmendjen, humbi kontrollin” pa bërë askush kontroll të makinës. Pra makina nuk kontrollohet teknikisht se çfarë pati me të vëtrteë, pra u lodh një metal i saji dhe u këput, nuk kishte frena makina, alkoolin e frenave nuk e ndërron njeri. Duke mos ndërruar alkoolin, humbet vetitë fiziko-kimike, nuk funksionon më, kthehet në ujë, pa bërë asnjë veprim të tillë.