Gjykata e Romës ka rrëzuar veprimtarinë e deri tanishme të ardhur si rezultat nga marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët. • Mediat në vendin fqinj shkruajnë se është vendosur që 12 emigrantët e mbetur në Shqipëri, të ardhur nga grupi i parë i përbër prej 16 personash, duhet të kthehen në Itali. • 12 emigrantët duhet të kthehen sa më parë në Itali, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga Komisionet territoriale.
Ky vendim i Gjykatës së Romës bazohet në një vendim të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta. • Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali. • 12 emigrantët e vendosur në Gjadër do të transportohen mëngjesin e së shtunës me një traget në Bari nga Shqipëria.
Mediat italiane shkruajnë se sipas vendimit të gjyqtarëve, gjendja e lirisë mund të rifitohet vetëm në Itali dhe për për këtë arsye ata do të duhet të shoqërohen përsëri në vendin tonë. • Mësohet një autobus i ngjashëm me atë që u përdor për transferimin e emigrantëve nga qendra portuale e Shëngjinit në këtë lokacion, ka hyrë në qendër të Gjadrit.
Ky vendim duket se ka shkaktuar një debat të fort politik në Itali mes opozitës dhe qeverisë së Gerogia Melonit.
Mediat në vendin fqinj shkruajnë se partia në pushtet “Fratelli d’Italia” e quan këtë thjesht një vendim politik, ndërsa opozita i është drejtuar Komisionit Europian për të kërkuar ‘ndëshkim’ për Italinë.
Nga Libia, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se opozita në vendin se saj i kërkon Europës të sanksionojë kombin e saj dhe qytetarët e saj, me të vetmin synim për të sulmuar politikisht qeverinë.
Kryetarja e Partisë Demokratike (PD) të opozitës së qendrës së majtë, në Itali, Elly Schlein tha sot se dy qendrat e emigrantëve të ngritura nga Italia në Shqipëri që kushtojnë rreth 800 milionë euro, po shkaktojnë dëme financiare në arkën e shtetit.
Ajo mohoi gjithashtu pretendimin e kryeministres italiane Giorgia Meloni, se skema e emigrantëve Itali-Shqipëri mund të rezultojë të jetë një model që të tjerët ta imitojnë.