Studiuesit nga Universiteti Northwestern zbuluan se sa shumë viruse mbartin dy objekte të zakonshme në shtëpitë tona, si furça e dhëmbëve dhe koka e dushit.
Profesorja e asociuar Erica Hartmann, e cila udhëhoqi studimin, theksoi se rezultatet janë befasuese. Gjithashtu ato tregojnë se sa pak dimë për këto mikroorganizma.
Shkencëtarët zbuluan se shumica e viruseve të identifikuara ishin bakteriofagë, që infektojnë kryesisht qelizat bakteriale, duke mos paraqitur asnjë rrezik për njerëzit.
Hartmann theksoi se nuk ka arsye për t’u shqetësuar dhe se përdorimi i furçave të dhëmbëve dhe kokave të dushit është i sigurt.
Ky studim hap dyer të reja për eksplorimin e fagëve, të cilët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e terapive të reja. “Sa më shumë të mësojmë, aq më mirë do të mund të informojmë aplikimet terapeutike,” përfundoi Hartmann.