“Do ta hap unë mbledhjen”. “Mbledhja e hapur është”. Ky ishte thelbi i debatit të ashpër që është zhvilluar gjatë këtë të mërkurë në komisionin hetimor, mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës.
Kryetarja e Komisionit nuk ishte dakord që komisioni të vazhdonte punën, pasi kishte nisur pa praninë e saj. Vokshi i kërkoi dëshmitarit të dilte jashtë deri në hapjen e Komisionit.
Kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i Komisionit, Plarnet Ndreca.
Më pas debatet mes tyre kanë vazhduar me tone të larta, duke hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.
DEBATET
Plarent Ndreca: Unë nuk punoj duke i rënë tavolinës
Albana Vokshi: Ti punon duke vjedhur
Plarent Ndreca: Po ke këllqe hajde në gjykatë dhe ma provo
Albana Vokshi: Po jo unë mo, po ata që kanë urdhëruar
Plarent Ndreca: Se kur shkoni te gjyqtari aty fillojnë sms. Apo tua tregojmë këtu sms e kolegëve të tu
Albana Vokshi: Tregoji
Plarent Ndreca: Jo mo si tregoj, se ju i meritoni, ndaj jeni këtu ku jeni
Ndreca: Ti ke ardhur për ta prishur mbledhjen, kërkon ta bësh mbi vendime politike. Unë ika se ti zotrote i bie tavolinës kështu.
Vokshi: Ti punon duke vjedhur?
Ndreca: Atë për të vjedhur hajde shihe në gjykatë. Hajde në gjykatë po kë këllqe, se je e zonja ti.
Vokshi: Do na keni përballë, do hetohen deri në fund
Ndreca: Të ishte fati jonë në dorën tuaj ne do ishin të gjithë në burg, do ishim të vrarë si në bulevard
Vokshi: 4 vetat i vrau Edi Rama
Ndreca: Fatmirësisht fati nuk është në darën tuaj. Ne mund të bëjmë shumë gjera, por nuk vrasim njeri
Vokshi: Shko te Onkologjiku, keni vrare njerëz aty.
Ndreca: Keni ardhur për të prishur komisionin?
Vokshi: Mbledhja nuk nis nëse nuk del dëshmitari
Ndreca: Fol fol ti, bashkë e paditur me shokun Gazi do jesh shumë shpejt. Pyetje shokun Gazi ke padia që ka edhe ai do ta provojë sa jam marrë unë me kapalet
Ndreca: Keni vrarë 28 veta në Gërdec, e 4 veta në bulevard, nuk bëni dot moral. Ne s’kemi vrarë njeri, ju keni varrë. Do ju lënë aty ku jeni shqiptarët.
Vokshi: Ju po vrisni njerëz çdo ditë, shko te onkologjiku, vrasje në masë, se mbuloni këta afera.
Vokshi: Do e hash se ke vene firma fap fap
Ndreca: Une do isha shume i lumtur ta haja nga ty se je injorante ne kuptimin e shtetit ligjor