Armando Broja ka nisur stërvitjen e lehtë nën vëzhgimin e stafit mjekësor të Evertonit.
“The Athletic” ka bërë të ditur se sulmues shqiptar ka nisur stërvitjen i monitoruar.
Të njëjtat burime shpjegojnë se objektivi i klubit është që të jetë në gatishmëri për të luajtur disa minuta në mesin e muajit nëntor, por duke qenë të kujdesshëm që të mos sforcojnë lojtarin.
Ndaj ai do të nisë riaktivizimin filimisht me U21, derisa të jetë në formën e plotë për të kaluar te ekipi i parë.
Një lajm i tillë praktikisht bën të pamundur kthimin e Brojës me fanellën kuqezi në nëntorin e këtij viti për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në Tiranë, ndaj për ta parë atë në radhët e Kombëtares përsëri, duhet pritur viti 2025.
Evertoni nuk ngutet, pasi në kontratën që ka nënshkruar për huazimin nga Çelsi, ka një klauzolë që parashikon se nuk do të paguajë asnjë rrogë të lojtarit derisa ai të jetë në gjendje të për të luajtur dhe këto rroga do të mbulohen nga blutë londinezë.