Merr “çelsat” te Xhamia e Namazgjasë , Myftiu Gazment Teqja po ndërton pallat në Tiranë
Turqia pritet të marrë nën kontroll xhaminë e Madhe të Tiranës sipas njoftimit të bërë nga Myftinia Tiranë ku gjithçka në lidhje me të do të koordinohet nga një shoqatë e ngritur me shqiptarë dhe turq, ku “çelsat” duket se do t’i kenë turqit e Erdoganit.
Në krye tëkësaj shoqate do të jetë Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili duket se do të vihet në shërbim të interesave turke, kurse imam siç është njoftuar do të jetë një person me shtetësi turke që s’di asnjë fjalë shqip.
Por, le të kthehemi te tema jonë kryesore, pasi duket se Myftiu i Tiranës, krahas çështjeve të xhamisë u merrka edhe me ndërtime. Gjithçka u zbulua pas një denoncimi të ardhur disa ditë mëparë në redaksinë e Gazeta Korrieri në lidhje me rrëmujën që po shkaktonte në një lagje në Tiranë ndërtimi i një pallati, ku betonieret kishin bllokuar rrugët.
Nga verifikimet e bëra prej Korrieri doli papritur në shesh pikërisht Gazment Teqja, përmes të atit të tij, i cili është pronari në letra i kompanisë “AB Vizion”.
Duke ecur në gjurmët e imamit show man Elvis Naçi duket se edhe Gazment Teqja po bën pasuri me biznese të tjera, ndërkohë që merret dhe me xhaminë duke shfrytëzuar pikërisht influencën te komuniteti të cilën ia shet politikanëve për të marrë leje ndërtimi.
Shkrimi i mëparshëm për pallatin
Pas marrjes së këtij denoncimi, Korrieri bëri disa verifikime të pretendimeve të qytetarit duke konstatuar se pallati në fjalë është duke u ndërtuar nga kompania “AB Vizion sha”, e cila është në pronësi të zotit Bashkim Teqja.
Ky i fundit është babai i Myftiut të Tiranës, Gazment Teqja, i cili mban edhe emrin Bilal Teqja.
Kompania “AB Vizion sha”, e babait të Myftiut të Tiranës ka marrë lejen e ndërtimit për “Godine banimi dhe sherbimi 2, 7, 9 dhe 10 kat me 2 Kate parkimi nentoke ne rrugen Pasho Hysa” në fund të korrikut të vitit të shkuar, ndërkohë që Bilal Teqja njihet si bashkëpunëtor i kryebashkiakut Erion Veliaj. /Gazeta Korrieri