Kastrati and Co fusin anijen kontrabandë , policia kap katundarin e Përrenjasit me 5 bidona naftë maqedonase
“Fakirët”, që guxojnë të importojnë në vendin tonë 50 litra karburant, të blerë më lirë në vendet fqinje, e kanë pësuar rëndë nga institucionet ligjzbatuese.
Sipas hetimeve të bëra rezultoi se masë të rëndë pësoi në kurrizin e tij 55-vjeçari shtetasi Gëzim B., nga Prrenjasi.
Ai lëvizte shpesh në Strugë të Maqedonisë së Veriut me justifikimin e blerjeve të ushqimeve, të cilat janë më lirë në vendin fqinj.
Zhvillimi i operacionit
Policia pikasi lëvizjet e tij të herëpashershme dhe u ngritën pikëpyetje se ai mund të merrej me veprimtari të paligjshme, më konkretisht me kontrabandë nafte.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomik dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arriti të mblidhte informacion se shtetasi Gëzim B u implikua në aktivitetin kriminal të kontrabandës me mallra që paguhen akcizë.
Sipas të dhënave policore, ky person, duke përdorur një mjet Benz, vit prodhimi 2000, kaloi nga Qafë-Thana me serbatorin gati bosh dhe kthehet me serbatorin plot.
Sipas raportimeve të policisë së Elbasanit, personi në fjalë pasi arrin ta sigurojë naftën, e shet me bidona tek fshatarë të ndryshëm të zonës së tij, ndërsa pjesën më të madhe e magazinon në haurin e shtëpisë.
Forcat policore zbuluan se Gëzimi e blen naftën me 120 për litër të Strugë dhe e shet me 150 lekë për litër në Përrenjas, duke kryer “evasion fiskal”.
Megjithatë, Policia, vendosi që të merrte masa ndaj kësaj kontrabande, e për rrjedhojë mori lejen e prokurorisë së Elbasanit për të krijuar grupe vëzhgimi, me qëllim kapjen në flagrancë të 55-vjeçarit.
Në zbatim të autorizimit në vende publike, policia zbarkoi mëë 25 Shtator 2024 në shtëpinë e Gëzim B., në Përrenjas.
Nga kontrolli, u konkludua se në magazinën e banesës ishin disa bidona 10 litra dhe disa të tjerë 5 litra, të mbushura në total me rreth 150 litra naftë.
Forcat policore kryen arrestimin në flagrancë të 55-vjeçarit dhe sekuestruan bidonat.
“Naftën e kam për traktorin”
Pas arrestimit, 55-vjeçari në Polici mohoi që ai kryente kontrabandë nafte.
Sipas tij, ai e përdor këtë naftë për qëllime familjare.
Për interesat e tij ekonomike dhe të familjes ajo del shpesh herë në Maqedoninë e Veriut, ku furnizohet me ushqime dhe gjithashtu merr dhe furnizon makinën me naftë, ku mbush serbatorin plotë dhe e përdor për makinën e tij.
Përgjatë dëshmisë ai u shpreh se ka tokë bujqësore, me që është sezoni i punimeve dhe për këtë ka marrë disa herë furnizime me naftë dhe e ka shkarkuar atë në bidonat që iu gjetën në banesë, me qëllim që të ia jepte trakstoristit që të punonte tokën e tij.
Gëzim B., ka deklaruar gjithashtu se ai disponon dhe disa fatura, të cilat janë të naftës të blerë në pikat e karburantit dhe të ushqimeve që ka blerë në Maqedoninë eVeriut. Naftën e ka patur për interesat e tij.
Në vijim, çështja i kalon Prokurorisë së Elbasanit, e cila kërkoi në gjykatë caktimin e masës së sigurimit “detyrim për paraqitje”. Kjo masë u pranua nga trupa gjykuese në 29 shtator 2024.
Një e vit e gjysmë më parë në Durrës u kap anija “Queen Majeed” e nisur nga Bengazi me porositës Shefqet Kastratin duke thyer embargon e OKB ndaj naftës libiane.
Operacioni u krye pasi një ambasadë Perëndimore njoftoi autoritetet doganore shqiptare për çfarë po ndodhte duka ua bërë fakt të kryer.