Një 42-vjeçar ka vrarë këtë mbrëmje 65-vjeçarin me inicialet G.B.. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në fshatin Gjashtë në Sarandë. Dyshja raportohet të jenë konfliktuar verbalisht dhe në sherr e sipër 42-vjeçari ka qëlluar me shishe në kokë personin tjetër. 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Autori është vënë në pranga. Në momentin e krimit, ai ishte në gjendje të dehur.
Njoftimi zyrtar:
Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Paraprakisht dyshohet se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NGJARJA
Gëzim Bizioni është 65-vjeçari që mbeti i vrarë këtë mbrëmje në Sarandë. Ai është përleshur në oborrin e banesës së tij me autorin e ngjarjes, Admir Beqiri 42 vjeç. Ky i fundit e ka goditur me shishe në kokë dhe për pasojë Bizioni ka ndërruar jetë në vendngjarje. Beqiri është vënë në pranga. /Korrieri