![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/10/IMG_6487.png)
Studentë të Fakulteti Ekonomik kanë nisur vitin e ri akademik me bojkot duke kërkuar largimin e Pedagogut Mirdaim Axhami pasi sipas tyre rrahu kolegen Liljana Billa .
![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/10/IMG_6485.png)
Ata dënojnë aktin e dhunës së Prof Mirdaim Axhami ndaj koleges së tij Liljana Billa, ngjarje e ndodhur në korrik të këtij viti.
![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/10/IMG_6486-1024x768.jpeg)
Disa studentë kanë dalë me pankarta në hyrje të këtij fakulteti ku shkruhet se profesor Axhami duhet të ishte në burg për dhunën e ushtruar, ndërsa në një pankartë tjetër bëjnë thirrje që dhuna të jetë larg tempullit të dijes.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë është regjistruar të premten e datës 6 korrik në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.
Mirdaim Axhami shef departamenti në këtë fakultet është konfliktuar fizikisht me pedagogenLiljana Billa ( Elmazi) ish-deputete e Partisë Demokratike.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar konfliktin, por dyshohet se shkak mund të jetë bërë një shtyrje në korridor.
![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/07/IMG_4008-1.png)
Studentët, të cilët kanë qenë në salla duke zhvilluar provimet e sezonit, kanë dalë menjëherë jashtë pasi kanë dëgjuar ulërimat e pedagoges.
‘’Ora News’’ kishte publikuar një video ku konstatohej se ambientet e korridorit kanë qenë me njolla gjaku.
Ngjarja ka kaluar në duart e efektivëve të Komisariatit numër 1 në kryeqytet, të cilët po hetojnë ngjarjen. Blutë e kryeqytetit kamë dalë me një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”, njofton policia.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.
SHERRI ME GJERGJI MULLAN
Pak muaj më parë te Ekonomiku pati mjë tjetër sherr, kësaj radhe verbal mes Mirdaim Axhamit dhe pedagogut Gjergji Mulla. /Korrieri