Dhjetra furgonë me policë nga FNSH, Shqiponjat dhe Renea kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, pak orë para nisjes së protestës së opozitës.
Nga rruga “Ismail Qemali” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe përgjatë rrugës “Papa Gjon Pali II”, janë vendosur dhjetra furgonë të policisë, të pajisur edhe me mjetet anti protestë.
“Rrethimi vazhdon edhe përgjatë “Piramidës”, teksa Kryeministria pritet të jetë pikërisht vendi ku do të mblidhen protestuesit si fillim.
Kjo protestë ka shumë të paqarta, dhe deri tani dihet vetëm se do të jetë ndryshe nga të tjerat. Demokratët me në krye Sali Berishën e quajnë atë si “nisja e mosbindjes civile”.