Drejtuesja e emisionit “Open”, Eni Vasili është shprehur se mbrëmjen e sotme ka pasur të ftuar kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi por që ky i fundit nuk ka mundur të vij pasi është lënduar në këmbë dhe ndodhet në spital.
Sipas gazetares, Bardhi nuk ka qenë në gjendjen më të mirë të mundshme.
“Kemi pasur të ftuar edhe Gazment Bardhin. Çfarë ka ndodhur që nuk është këtu? Ai është lënduar në këmbë dhe është në spital. I është lënduar këmba dhe nuk ishte në gjendjen më të mirë të mundshme. “- tha sot moderatorja e emisionit “Open” në “Neës 24”.
Nuk dihet nëse Bardhi është lënduar gjatë protestës sot në Kuvend apo në ndonjë situatë tjetër.
Kujtojmë se ditën e sotme deputetët opozitar në shenjë proteste për arrestimin e Salianjit, kanë marrë karriget e tyre në parlament dhe u kanë vënë flakën në oborrin e parlamentit.