Gjyqtari Gentian Hamiti do të vendosë për fatin e kompanive “MCA” dhe “Final”. Këto dy kompani që japin kredi të këqija kërkojnë nga Gjykata Administrative e Apelit rikthimin e licencave të tyre, më shumë se 3 muaj nga vendimi i marrë nga Banka e Shqipërisë. Çështja numër “31155-02143-86-2024” është regjistruar më datë 2 shtator të këtij viti.
OBJEKTI I PADISË:
PADIA NË GJYKATË
PADIA NË GJYKATË
1. Shfuqizimi i Vendimit Nr.2819 datë 27.06.2024 të Bankës së Shqipërisë, për refuzimin e ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit Nr.2302 datë 23.05.2024 “Për revokimin e licencës së subjektit financiar jobank “MICRO CREDIT ALBANIA” shpk”, komunikuar më 10.07.2024 2. Shfuqizimin e vendimit fillestar me Nr. 2302 datë 23.05.2024 “Për revokimin e licencës së subjektit financiar jobank “MICRO CREDIT ALBANIA” shpk”.
BAZA LIGJORE:
Neni 3, 30, 44 i Kushtetutës së Shqipërisë. Neni 10 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Nenet 7, 10, 17, 18 e në vijim të Ligjit Nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” (i ndryshuar) Neni 4, 13 e në vijim, Neni 42, 135, 136, 156 i Ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”. Neni 93 i Ligjit Nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë. Neni 14 i Rregullores Nr. 01, datë 17. 01. 2013 Për miratimin e rregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”.
Të dyja këtyre kompanivë, Banka e Shqipërisë ia hoqi licensën në maj. Në një njoftim zyrtar, Banka e Shqipërisë u shpreh se kishin dalë në përfundimin se këto institucione nuk i plotësonin më kushtet për të mbajtur licensën. Ndërsa në korrik të këtij viti, Micro Credit Albania dhe Final, të dyja shoqëritë e mbledhjes së borxheve e kredive të këqija u vendosën nën sekuestro me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.
Mbi shoqëritë rëndon vepra penale e “mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim” dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale”. Megjithatë, deri më tani, nga Prokuroria e Tiranës nuk jepen sqarime se paratë e kujt janë “pastruar” përmes kësaj kompanie që tashmë është nën sekuestro. Nga hetimet, Prokuroria ka dalë në përfundimin se MCA dhe Final, duke bashkëpunuar me shoqërinë “ADCA” dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore kanë krijuar një skemë mashtruese për të zhvatur dhjetëra milionë euro nga qytetarët.