Gjobë dhe heqje patente për Tik Tok-eren Hatixhe ( Hati ) Brika dhe burrin Jashar Stojku: Besmir Qibini , urdhër policëve pas denoncimit nga Gazeta Korrieri
Disa ditë më parë, Gazeta Korrieri denoncoi publikisht një fenoment të rrezikshëm të adoleshentëve, fëmijë të prindërve me para që lëvizin rrugëve të Shqipërisë me makina luksoze me shpejtësi duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Denoncimi lidhej me një video konkrete të TikTok-res Hatixhe Brika, e njohur me emrin “Hatii” dhe bashkëshortit të saj, Jashar Stojku, të cilët kishin shpërndarë një video në rrjetet sociale duke lëvizur me një makinë luksoze me shpejtësi mbi 100 km/h në një zonë ku kishte tabelë kufizimi shpejtësie 30 km/h dhe rruga ishte e ngushtë.
Lajmi u shpërnda masivisht dhe qindra e mijëra qytetarë iu bashkuan shqetësimit të Gazeta Korrieri, por edhe neglizhencës (të jetë vetëm neglizhencë?!) se Policisë Rrugore të Tiranës.
Mirëpo, presioni mediatik dhe ai i mijëra qytetarëve që iu bashkuan Korrierit ka dhënë rezultat duke detyruar kreun e Policisë Rrugore të Tiranës, Besmir Qibini që të marrë masa ndaj Hatixhes dhe Jasharit.
Edhe pse policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar, mediat raportojnë se ata janë gjobitur me 40 000 lekë dhe 20 000 lekë të reja secili dhe iu është hequr patenta për gjashtë muaj.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, duket edhe makina luksoze tip “Porsche” që futet në ambientet e Policisë Rrugore të Tiranës, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë gjë.
Edhe pse me vonesë dhe vetëm pas denoncimit të Korrierit, duhet vlerësuar reagimi i policisë, por kjo duhet të jetë në sjellje standard e uniformave blu me të “fortët” me lekë dhe jo vetëm ndaj hallexhinjve të këputur. /Korrieri