Zjarr i madh në Lundër , digjet Lobby Home e biznesmenit Geront Çela
Një zjarr i madh ka rënë në qendrën tregtare Lobby Home pranë TEG në Lundër.
Zjarri ka rënë fillimisht në çatinë e Lobby Home, te pjesa e kondicionimit dhe më pas është përhapur me shpejtësi në brendësi të godinës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Tymi masiv ka përfshirë zonën, ndërsa kanë shkuar edhe zjarrfikësit për të shuar flakët. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit të madh që ka rënë te Lobby Home, por është shumë e çuditshme që kohët e fundit po digjen biznese të njohura natën dhe ditën.
Pak muaj më parë u dogj tërësisht fabrika e prodhimit të bojërave të “Delta-s” në autostradën Tiranë-Durrës.
“Më datë 11.09.2024, në afërsi të qendrës tregtare TEG, në tarracën e një biznesi (në sistemet e kondicionimit) ka rënë zjarr.
Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lobby Home është në pronësi të biznesmenit Geront Çela dhe më parë ka mbajtur emrin “Brunes”. Kompania ka deklaruar si njërën prej adresave të saj pikërisht zonën e Lundrës ku edhe ndodhi zjarri.
“Tirane Farke LUNDER Rruga Nacionale Tirane Elbasan perballe Qendres Tregtare Teg, Zone Kadastrale 2529, Nr Pasurie 568/14+568/27, Godine Multi Funksionale 2 Kate mbi toke+1 deri ne 2 Kate nen toke”, thuhet në regjistrin e bizneseve, QKR.
Njoftimi i Policisë
Më datë 11.09.2024, në afërsi të qendrës tregtare TEG, në tarracën e një biznesi (në sistemet e kondicionimit) ka rënë zjarr.
Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Korrieri