Koçi Selamaj, 36 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm pas vrasjes së mësueses Sabina Nessa në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas mediave të huaja, Selamaj ka sulmuar dy oficerë në burgun Frankland, ku po vuan dënimin.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të Sabinës, e cila po shkonte në një pijetore në Kidbrooke, Londra Juglindore, për të takuar një mik të vjetër.
Mësuesja e shkollës fillore, 28 vjeç, u zu në pritë dhe më pas u rrah për vdekje në një sulm “të paramenduar dhe grabitqar” nga të huajt.
Selamaj tani është dënuar me katër vite e gjysmë të tjera pasi pranoi se kishte plagosur një oficer me dashje dhe kishte sulmuar një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të vërteta trupore.
Stafi i burgut dëgjoi zhurma që vinin nga qelia e shqiptarit. Kur shkuan për të kontrolluar se çfarë po ndodhte, ata panë se tualeti i ti ishte shkatërruar.
Më pas, shqiptari goditi me një copë tualeti të thyer një oficer duke i shkaktuar një plagë në gju dhe në parakrah, përpara se të godiste të dytin dy ose tre herë në fytyrë.
Si ndodhi vrasja e Sabinës
Pamjet rrëqethëse të CCTV tregojnë shqiptarin duke kontrolluar përreth për tu siguruar se askush nuk po e shikonte, përpara se të fillonte të vraponte pas Sabinës së tmerruar më 17 shtator.
Selamaj u hodh mbi të dhe e goditi 34 herë me një armë metalike prej 2 metrash.
Më pas ai u filmua duke e çuar atë pa ndjenja në errësirë.
Dyshohet se krimi nga ndodhur për motive seksuale.
Trupi i Sabinës u gjet nga një shëtitës qeni i mbuluar me gjethe pranë qendrës së komunitetit OpenSpace të nesërmen, vetëm 200 metra larg shtëpisë së saj.