Ermal Onuzi është emëruar si komandanti i ri i Gardës së Republikës, pas dorëheqjes së ish-kreut Gramoz Sako.
Për këtë pozicion të rëndësishëm konkurruan gjashtë kandidatë, përfshirë edhe ish- kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi. Pas një procesi të gjatë vlerësimi, Onuzi u përzgjodh si kandidati më i përshtatshëm për të udhëhequr Gardën e Republikës.
Ermal Onuzi ka një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e sigurisë, duke qenë i angazhuar më parë në pozicione menaxheriale pranë Kastrati Group.
Ai njihet si kushëri dhe njeri i besuar i Shefqet Kastratit.
Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në menaxhimin e çështjeve të sigurisë, gjë që ka kontribuar në përzgjedhjen e tij për këtë detyrë të re.