Hati dhe Jashari rrezikojnë jetën e qytetarëve në rrugët e Tiranës, a do t’i falë drejtor Besmir Qibini ?!!!
Vrasjet apo aksidentimi i qytetarëve të ndershëm dhe të pafajshëm në rrugë për shkak të shkeljes flagrante të rregullave të qarkullimit rrugor nga fëmijë të llastuar të prindërve të pasur janë kthyer në një problematikë të mprehtë në Tiranë dhe qytete të mëdha të vendit duke frikësuar çdokënd normal që të marrë makinën dhe të lëvizë.
Një rast tepër problematik vjen sëfundmi nga një personazh Tik Toku e njohur si “Hatii”, e cila gëzon pasurinë e saj apo të bashkëshortit duke e nxitur që të “t’ia shkelë gazit” në një zonë ku rruga është me probleme, dhe ka një mori tabelash që njoftojnë “ngushtim rruge” dhe kufizim shpejtësie 30 kmh/h.
Këto kufizime shpejtësie nuk do të thonë gjë për Hatixhe Briken dhe bashkëshortin e saj Jashar Stojku, të cilët ia shkelin gazit duke rrezikuar seriozisht jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës Besmir Qibini ka treguar se e ka “të mprehtë lapsin” kur vjen pun ate gjobat, por kanë kaluar dy ditë që videoja e Hatit dhe Jasharit që rrezikojnë hapur jetën e të tjerëve në rrugë qarkullo në rrjetet sociale, madje është bërë virale me mbi 1 milion shikime në të gjitha rrjetet sociale por policia ende nuk e ka parë!
Çfarë e bën Policinë Rrugore të tolerojë fëmijët e milionerëve që ecin me mbi 90 km/h mbi tabelën dhe gjobisin qytetarët e këputur për një parkim yë gabuar?!!
A është ky standardi i dyfishtë i Drejtorit të Policisë Rrugore të Tiranës Besmir Qibini?
Qibini është përfolur në media si një ndër krerët e policisë që do ta lëvizin gjatë reformës së madhe të shtatorit, por të paktën të ikë duke i bërë një shërbim të mirë komunitetit duke larguar nga rrugët për ca kohë shoferë si Jashari i Hatit!