![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/09/IMG_5331.jpeg)
4-vjeçarja rrëzohet nga shkallët elektrike të Toptani Shopping Center , në rrezik për jetën te Trauma
Një e mitur rrëzohet në hapësirën mes shkallëve elektrike te qendra tregtare “Toptani”, dërgohet në spital
Vajza 4-vjeçare, e cila u rrëzua në hapësirën mes shkallëve elektrike të katit të tretë, në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës.
Mësohet se 4-vjeçarja ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe fraktura në trup.
Gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme dhe po mbahet nën kujdes intensiv nga mjekët e spitalit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti.
![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/09/IMG_5331-1.jpeg)
“Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
NJOFTIMI
Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
4-vjeçarja rrëzohet nga shkallët elektrike të Toptani Shopping Center , në rrezik për jetën te Trauma.
4-vjeçarja rrëzohet nga shkallët elektrike të Toptani Shopping Center , në rrezik për jetën te Trauma / GazetaKorrieri