![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/08/900-0-1724826708xmoti-i-keq-ne-itali-153.jpg)
Prej pasdites së të martës Italia është goditur nga një stuhi me mot të keq, duke sjellë dëme në shumë qytete të vendit, nga veriu në jug. Si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhjetra njerëz janë evakuuar nga banesat e tyre, ndërkohë që dy persona rezultojnë të zhdukur, bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe nënën e tij 74-vjeçare. Të dy ata kishin shkuar pasdite në tokën e tyre, dhe nuk janë kthyer më në banesë, ndërkohë që zjarrfikësit kanë nisur kërkimet në vendin e ngjarjes.
Zjarrfikësit, Karabinierët dhe efektivët e Policisë së Shtetit vijojnë kërkimet për dy personat, nënë e bir, të cilët po udhëtonin në një Apecar: mjeti me tre rrota, i cili u përmbyt nga lumi i baltës dhe mbeturinave dhe u gjet në një skarpat. Nga hetimet e para nga karabinierët rezultoi se gruaja dhe djali i saj ishin të zënë me vjeljen e lajthive kur u befasuan nga rrëshqitja e dheut dhe tentuan të arratiseshin me automjetin: me siguri kanë udhëtuar disa metra para se balta të marrë përpara mjetin e tyre.
Një stuhi e dhunshme goditi gjithashtu disa komuna në provincën e Avellino në orët e vona të pasdites. Një nga situatat më kritike ka ndodhur në Baiano, ku vërshimi i ujit dhe baltës ka lënë të bllokuar shoferët e disa mjeteve.
![Moti i keq godet Italinë, shiu dhe balta marrin para gjithçka,](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1724826679x3-265.jpg)
![Moti i keq godet Italinë, shiu dhe balta marrin para gjithçka,](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1724826678x2-489.jpg)
Shumë njerëz në provincat e goditura nga moti i keq dolën në rrugë nga frika, duke marrë me vete dhe makinat e tyre. n
“Ne po mbledhim të gjitha mjetet në dispozicion në Talanico, duke përfshirë edhe qentë për të kërkuar njerëz”, sqaroi komandanti i zjarrfikësve të Caserta-s, Paolo Massimi, i cili konfirmon se po kryhen kontrolle për dy persona, të cilët ende nuk janë gjetur. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Mbrojtjen Civile dhe po shpëtojmë shumë qytetarë”.
![Moti i keq godet Italinë, shiu dhe balta marrin para gjithçka,](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1724826678x1-765.jpg)
Momente frike ka pasur gjithashtu dhe për një djalë 12-vjeçar, për të cilin nuk kishte asnjë lajm të mëtejshëm: ai ishte brenda katit përdhes të një shtëpie midis Sirignano dhe Mugnano del Cardinale dhe arriti të shpëtonte veten duke u kapur pas kangjellave dhe duke u ngjitur në katin e parë të shtëpisë e cila ishte e mbuluar nga uji.