![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/08/900-0-1722792850xcover-arben-lamcja-okkkweb-791.png)
Një kompleks vilash në zonën e Lundrës, një hotel e një godinë në “Rrugën e Elbasanit” janë sekuestruar me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
GazetariElton Qyno shkruan për OraNews se bëhet fjalë për 15 pasuri që janë të regjistruara në emër të Arben Lamçjas, që u prangos në Kosovë si ‘killeri’ i grupit kriminale të dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopaj, bashkëshortes së tij Manjola Hysenaj, Gentian Parucës, Eduard Petallit, Dile dhe Fatmir Petallit.
Pasuritë janë vënë në bllokim, pas një hetimi të kryer përmes bisedave në aplikacionin “Sky” që Arben Lamçja ka kryer me vëllezërit që jetonin në Dubai, Franc dhe Hajdar Bako, të cilët një pjesë të fitimeve nga aktiviteti i trafikut të drogës, i kanë investuar në Tiranë.
ARBEN LAMÇJA
Mes pasurive të sekuestruara është edhe godina në “Rrugën e Elbasanit” që dikur ka qenë “Vila Gjuta”, por së fundmi ishte marrë me qira nga vëllezërit Çopja dhe ishte restauruar e kthyer në një tjetër biznes.