Një plagosje me armë zjarri ndodhi pak më parë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Gazeta Korrieri mëson nga burime policore se i plagosuri ka marrë më shumë se pesë plumba në trup, ndërsa autori i dyshuar është një punonjës policie.
Burime bëjnë me dije se autori është Erjon Goxhara nga Tepelena, efektiv i Shqiponjave në Tiranë.
Policia deri më tani nuk ak nisur asnjë njoftim në lidhje me shkaqet e plagosjes, por gjendja e të plagosurit duket e rëndë.
Informacioni nga policia
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/korrieri