Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dy persona humbën jetën si pasojë e plagëve të marra nga një incident i rëndë me armë zjarri. Shtetasit Ersid Hoxha dhe Ardis Ishmi, të cilët u plagosën më herët gjatë mbrëmjes, nuk arritën të mbijetojnë dhe ndërruan jetë në Spitalin Rajonal të Shkodër.
Nga informacionet e fundit të policisë, dyshohet se incidenti është shkaktuar për motive të dobëta dhe se autorë të dyshuar janë dy vëllezërit E. F. dhe G. F. Të dy vëllezërit janë identifikuar si të dyshuar për plagosjen e shtetasve Hoxha dhe Ishmi. Pas ngjarjes, ata janë arratisur, dhe aktualisht janë në kërkim nga forcat e rendit.