Një autobot i kompanisë së tregtimit të karburantit “Gega Oil” ka shpërthyer në flakë në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe raportohet se qarkullimi i mjeteve është bllokuar.
Shoferi i autobotit ka mbetur i lënduar si pasojë e shpërthimit, në një nga pikat e karburantit të “Gega Oil”.
Nuk dihet se çfarë ka shkuar keq gjatë furnizimit të depozitave të kësaj pike karburanti, që më pas ka shkaktuar dhe shpërthimin.
Shërbimet e Policisë së Shtetit, forcat zjarrfikëse dhe një ekip mjekësor janë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes.
Fatmirësisht, situata është nën kontroll dhe flakët janë shuar nga forcat zjarrfikëse.
Autoritetet pritet të dalin me deklaratë zyrtare për rastin, se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin në flakë të kamionit dhe a janë respektuar kushtet e sigurisë në punë nga “Gega Oil”.