Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim reperin shqiptar Rigels Rajku, i njohur si Noizy si dhe shtetasin Bahtjar Bajraktari.
Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të gjetur të kërkuarit, teksa thotë se akuzohen për “lëndim të rëndë trupor”, me një lapsus në njoftimin e saj, duke e paraqitur datën sot (5 gusht) si 8 gusht.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 08 gusht 2024
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore n? Pej?, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat e kërkuar janë:
1. Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 n? Durr?s-Shqip?ri.
2. Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 n? Samadrexh?-Prizren.
T? pandehurit kërkohen për veprën penale:
“L?ndim i r?nd? trupor”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës.
Noizy së bashku me pjesëtarë të grupit të tij dyshohen se rrahën brutalisht dy persona në një diskotekë në Pejë. Megjithatë, si Noizy dhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi i kanë mohuar akuzat duke thënë se nuk kanë qenë të përfshirë personalisht në ngjarje.
Personi që dyshohet se ata e dhunuan është Medi Iseni, i cili raportohet se në disa video live në rrjetet sociale, i ka ofenduar rëndë duke denigruar edhe familjarët e Noizyt dhe Stresit.