Maklen Mici, dyshohet se ishte truri financiar dhe pastronte milionat e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc Çopja dhe Hajdar Çopja (Bako), i njohur si Dari i Elbasanit.
Ndaj Micit është firmosur urdhër arrest me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi janë siguruar të dhëna që ka trasferuar përmes exchange që ndodhet në afërsi të Bankës së Shqipërisë, miliona euro të klanit kriminal.
Nga kërkimet e bëra në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se Mici është ortak me një tjetër person, Bashkim Lika, në kompaninë “B&M Construction”, kompani ndërtimi me seli në rrugën e Dibrës.
Në dosjen e SPAK thuhet se ai ishte personi që merrte vlerat e konsiderueshme të parave të dërguara kryesisht nga Franc Çopja, të cilat më pas i investon në pasuri të paluajtshme dhe jo vetëm.
Një tjetër biznes është në fushën e gjelltores dhe bar-kafesë në rrugën Myslym Shyri.
Siç duket Mici, përmes parave të Çopja zgjidhjet vendet më pranë qendrës së Tiranës për të investuar