Detaje të reja janë zbuluar lidhur me mënyrën sesi u vra lideri politik i Hamasit, Ismail Haniya. “Telegraph” ka mësuar se Mossad, agjencia e inteligjencës izraelite, punësoi agjentë të sigurisë iraniane për të vendosur eksploziv në tre dhoma të veçanta të një ndërtese ku banonte lideri i Hamasit. Sipas të njëjtit burim, plani fillestar ishte që Haniya të vritej muajin e kaluar, kur ai mori pjesë në funeralin e Ibrahim Raisi, ish-presidentit të Iranit.
Megjithatë, operacioni nuk vazhdoi për shkak të numrit të shumtë të njerëzve që ndodheshin brenda ndërtesës në atë kohë dhe probabilitetit të lartë të dështimit të skenarit. Këtë informacion e dhanë për mediat britanike dy zyrtarë iranianë që kanë preferuar të mbeten anonim për publikun.
Të ndodhur në këto kuyshte, dy agjentët vendosën pajisje shpërthyese në tre dhoma të bujtinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Teheranin verior, ku pritej të banonte Haniya. Agjentët u panë duke lëvizur fshehurazi ndërsa hynin dhe dilnin në disa dhoma brenda pak minutash. E gjitha është filmuar nga kamerat e sigurisë së ndërtesës.
Autorët më pas u larguan fshehurazi nga vendi, por kishin ende një burim të tyrin në Iran që i informonte për çdo lëvizje. Kështu, në orën 02.00 të mëngjesit të të mërkurës, ata shpërthyen eksplozivin nga jashtë në dhomën ku po qëndronte Haniya, duke e vrarë.
“Pas hetimeve të mëtejshme, u zbuluan materiale shpërthyese edhe në dy dhoma të tjera,”-tha një zyrtar i IRGC për Telegraph nga Teherani.
Një zyrtar i dytë në forcat elitare ushtarake të IRGC-së i tha Telegraph-it: Ky është një poshtërim për Iranin dhe një shkelje e madhe e sigurisë.
I njëjti zyrtar tha gjithashtu se një grup pune është ngritur për të dalë me ide sesi mund ta “zbusin” atë që ka ndodhur.
“Ende nuk e dimë sesi ka ndodhur e gjitha kjo. Unë nuk mund ta kuptoj. Duhet të ketë diçka më të lartë në hierarki për të cilën askush nuk e di,”-shtoi i njëjti burgim.
Sipas një raporti të Neë York Times, Irani ka bërë dhjetëra arrestime, duke përfshirë oficerë të lartë të inteligjencës, zyrtarë ushtarakë dhe punëtorë në një bujtinë ushtarake në Teheran.