Ministria e Brendshme, konsiderohet si Ministria më e rëndësishme jo vetëm në Shqipëri, por kudo.
Ndaj, në krye të kësaj Ministrie, zakonisht vendoset një njeri i sprovuar politikisht.
Kjo, edhe për arsyen se ministri i Brendshëm shihet si një kandidat në hije për të qenë kryeministër më pas (kuptohet, jo në Shqipëri, se këtu vendos veç kryetari, që është i përjetshëm).
Dhe ndaj të gjithë mbeten të habitur kur dëgjuan emrin e ministrit të ri të Brendshëm.
Në sallë, por dhe në media, kur Rama përmendi emrin e Ervin Hoxhës, të gjithë po pyesnin se kush është.U desh pak kohë, për t’u mësuar se kush ishte ai.
Pra, ministrin më të rëndësishëm, bashkë me atë të Jashtmin dhe të Financave, nuk e njihnin as të vetët, imagjino publiku. Madje as në Google nuk i dile emri deri para një dite.
Kjo lëvizje, përveçse pa asnjë logjikë politike, duket më shumë një arrogancë e Edi Ramës, që iu tregon të vetëve se mund të marrë një anonim politik dhe ta vendos ministrin më të rëndësishëm, dhe të gjithë e miratojnë në heshtje e me kokën ulur. Madje dhe duke duartrokitur.
Vetëm se këta anonimët politikë që ka sjellë disa herë Rama në Qeveri, gjithmonë kanë dështuar.
Kujtoni Gent Cakon, që e sollën si yllin e ri të diplomacisë shqiptare. (TemA)