jë shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec, në sheshpushimin e një pallati.
Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se lënda plasëse është vendosur pranë banesës së Meardi Berberi, një person me precedent te theksuar kriminal, i cili ka përfituar së fundmi nga amnistia.
“Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
PAMJE NGA SHPERTHIMI
Berberi ka qenë i dënuar për veprat kriminale
″Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, më 08.08. 2020
“Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike”, më 10.02.2019
“Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”, më 20.06.2008″
“Kanosje,Prishje e qetësis publike”, më 24.02.2018
“Plagosje e rëndë me dashje”, më 24.04.2011
Dyshohet se i riu është shënjestra e personit/ve që kanë vendosur sasinë plasëse pranë banesës së tij.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Berberi ka qenë drejtor Juridik në Ujësjellësin e Pogradecit, ndërkohë që pas një vendimi Berberi u ul në detyrë nga ky post.
Pas kësaj ai kërcënoi me armë drejtorin e Ujësjellësit duke i bërë presion për rikthimin e postit të mëparshëm.
Berberi njihet ndryshe edhe me pseudonimin “Koro”. Ai ka qenë një nga personat e arrestuar nga policia për sulmin me armë në Hotel ‘Voloreka’ në Tushemisht, në vitin 2020.