Njëri prej të akuzuarve me skandalin e mikrokredive, Olsi Ibro është vetëvrarë këtë të shtunë.
Sipas informacioneve të para, ai është hedhur nga një pallat në ndërtim, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Kjo ngjarje ndodh një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final” nga Prokuroria e Tiranës.
“Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.