Një shqiptar 39-vjeçar humbi jetën në Leipzig të Gjermanisë pas një sherri.
Shqiptari u gjet i plagosur në rrugë nga ekipet e emergjencës.
Mediat gjermane raportojnë se shqiptari erdhi në vete, por humbi jetën më pas në spital.
Autori mendohet se është gjithashtu një shqiptar.
Sherri mes tyre ndodhi në një rrugë famëkeqe në “Leipzig”. Mendohet se shkak i sherrit ka qenë një shishe birre.
Fillimisht mes shqiptarëve ka pasur një sherr fizik.
Sipas BILD, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen e rëndë. Policia po heton për vrasje.