Telenovela e sulmeve dhe ngacmimeve mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit që janë prindër të dy fëmijëve ka vazhduar edhe sot në datëlindjen e vajzës së tyre, Ajka.
Sot vajza e tyre, Ajka feston ditëlindjen e 6 dhe Bes Kallaku në urimin e tij i premtoi të bijës se do të jetë pranë saj në gjithçka.
Pak minuta më parë edhe Xhensila ka bërë urimin e saj publik për të bijën, por në rreshta duket sikur nuk ka munguar edhe një “kunj” për ish-bashkëshortin.
“Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra. Jetoj vetem per ty…”, shkruan Xhensila