Mbërrin në Rinas nga Mynih, shoqërohet nga policia biznesmeni Gazmend Haxhia, ndaj të cilit GJKKO ka caktuar arrest shtëpie
Biznesmeni Gazmend Haxhia është njeriu simbol i konferencës së famshme të turizmit, e cila çoi pas hekurave ish kreun e SASPAC, Ilir Beqaj dhe vartësit e tij. Pasi mori dy herë paratë për të organizuar të njëjtën konferencë, një herë nga ministria e Turizmit dhe një herë nga SASPAC, zoti Haxhia ka qenë dhe pjesë e panelit si moderator ku ka dhënë mendime se si duhej zhvilluar turizmi strategjik dhe i qëndrueshëm në Shqipëri.
GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg” për Ilir Beqajn, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollën, ndërsa është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për biznesmenin Gazmend Haxhia dhe menaxherin e futbollistëve Elton Marini.