Kreu i SPAK Altin Dumani iu përgjigj interesit të gazetarëve në një bashkëbisedim gjatë ditës së sotme. Mes pyetjeve të shtruara prej tyre, ishin edhe ato mbi skandalin e mikrokredive, ku mes të tjerash, Dumani konfirmoi edhe hetimin mbi Bankën e Shqipërisë.
Pyetje: Skema e mashtrimit me MicroCreditë, sa kallëzime ka për këtë çështje? Ka hetim të regjistruar dhe për cilat akuza?
Altin Dumani: Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por ne nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi një hetim, për një objekt konkret ndaj Bankës së Shqipërisë. Nuk bëj komente. Realitsht dhe ne na vjen keq që qytetarët përplasen në dyert tona dhe për personat që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompentenën tonë lëndore. Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi përpara dyerve të SPAK me z.Pal Trashaj dhe i përcjell ngushëllime familjes. Ka kërkesa të shumta nga ana e qytetarëve, por ligji na e ka përcaktuar qartë kompetencën lëndore.
Kur SPAK zbret në gjykatë dhe pataj firmosin urdhrat nga gjykata. Për zyrtarët e Bashkisë Tiranë ka patur kërkesë nga Spak për 19 zyrtarët? Ka patur masë për Erion Veliaj , bllokim pasaporte apo masë tjeter?