Lëvizja Bashkë” ka ndërmarrë një aksion sot për çështjen e denoncuar prej kohësh nga mediat, atë të kompanive të mbledhjes së kredive të këqija. Aktivistët e kësaj force politike kanë shkuar pranë Bankës së Shqipërisë, ku edhe kanë varur një banderolë, tek e cila shkruhet:Sudja 2.0! Ndërkohë që po pranë këtij institucioni lanë edhe lule articifiale, duke u shpjeguar se është simbolikë se Banka e Shqipërisë me mosveprimin e saj po dënon me vdekje me mijëra qytetarë që kanë kredi pranë këtyre kompanive. Gjithashtu, në fjalën e tyre me megafon, aktivistët i kanë bërë thirrje drejtësisë që të veprojë dhe të vendosë fajtorët para drejtësisë.
“Lëvizja BASHKË i bën thirrje organeve të drejtësisë, në dyert e të cilëve i dha fund jetës qytetari Pali Trashaj, t’i thellojnë dhe përshpejtojnë hetimet në lidhje me keto kioska fajdesh dhe zyrtarët e perfshirë në to. Si dhe me keto lule artificiale varrezash, shpallim se Banka e Shqipërisë, me mosveprimin e saj, po dënon me dëshpërim dhe vdekje me mijëra qytetarë. Këto lule artificiale nuk duhet të jenë për qytetarët e vardër e të zakonshëm të vendit, por për Sudet në qeveri, bankë dhe kioskat e fajdeve, të cilët e kanë vendin në burg,”-shkruhet në reagimin e plotë të “LB”.
REAGIMI I PLOTË I “LËVIZJA BASHKË”:
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flevizbashke%2Fvideos%2F1064425745045222%2F&show_text=false&width=560&t=0
Ndërkohë që kujtesa dhe plagët e shqiptarëve janë ende të freskëta nga falimentimi i firmave piramidale të vitin 1997, skema të reja piramidale kanë dalë në sipërfaqe. Jo më larg se pardje, qytetari i respektuar Pali Trashaj, studiues dhe historian nga qyteti i Lezhes, i dha fund jetës me fostoksinë në dyert e SPAK-u. Shkaku ishte marrja e një kredie të vogël e cila, nepermjet mekanizmave te mashtrimit, u kthye në një makth e tmerr të madh. Ata që e shtynë qytetarin Pali Trashaj drejt vetëvrasjes, administratorët e kioskës së fajdeve Mikro Kredit Albania, Olsi dhe Ilda Ibro, janë në arrati bashkë me paratë e zhvatura nga mijëra qytetarë. Me siguri te ndihmuar nga ortakët në krye të shtetit.
Përgjegjës për këtë katastrofë, ku mijëra qytetare po vidhen, mashtrohen dhe shpronësohen me dhunë, është së pari qeveria shqipare, e cila përkundër detyrimit ligjor per t’i mbrojtur qytetarët nga abuzimi, është kthyer në bashkepunetore dhe shërbëtore të oligarkëve, banditëve dhe fajdexhinjve. Përgjegjëse është sigurisht edhe Banka e Shqipërisë, e cila i ka licensuar dhe supozohet t’i monitorojë këta fajdexhinj. Çka jo vetëm nuk po ndodh, por ka dyshime serioze se guvernatori i Bankes se Shqiperise, Genci Sejko, është i perfshirë vetë në to.
Përmes ketij aksioni simbolik, Lëvizja BASHKË i bën thirrje organeve të drejtësisë, në dyert e të cilëve i dha fund jetës qytetari Pali Trashaj, t’i thellojnë dhe përshpejtojnë hetimet në lidhje me keto kioska fajdesh dhe zyrtarët e perfshirë në to. Si dhe me keto lule artificiale varrezash, shpallim se Banka e Shqipërisë, me mosveprimin e saj, po dënon me dëshpërim dhe vdekje me mijëra qytetarë. Këto lule artificiale nuk duhet të jenë për qytetarët e vardër e të zakonshëm të vendit, por për Sudet në qeveri, bankë dhe kioskat e fajdeve, të cilët e kanë vendin në burg.
Pal Trashaj dha jetë ditën e djeshme, një ditë pasi konsumoi fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë. Që prej aktit të rëndë, ende nuk ka pasur asnjë reagim as nga Banka e Shqipërisë dhe as nga guvenatori Gent Sejko.