Zbardhen detaje të tjera lidhur me skandalin e zbuluar nga Prokuroria e Tiranës që nxorri në dritë skemën e abuzimit në departamentin e Onkologjisë në QSUT, ku të përfshirë ishin mjekë dhe specialistë. Sipas një pjese të dosjes së zbardhur nga “Top Channel”, është mësuar se rolin kryesor në skandalin e mashtrimit e ka kryeinfermieri i pavionit. Kryeinfermieri, pas paraqitjes së çdo pacienti merrte programin për kurën e plotë dhe më pas, medikamenti për çdo të sëmurë sigurohej nga shteti. Por kura nuk lihej e plotë për trajtim, e pacientët nxirreshin që ta blinin jashtë spitalit konkretisht në dy farmaci private.
Një medikament për kimion është shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 Euro deri në 1500 euro.
Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore, ka dhe raste të tjera që vërtetohet se brenda farmacisë spitalore mund të shkojë kushdo dhe kundrejt parave mund të marrë ilaçe edhe pse mund të mos jetë radha e tij për t’u kuruar. Në një bisedë të zhvilluar, e cila është e përgjuar nga Prokuroria, provohet pikërisht ky rast, ku dikush zë vendin në listën e pritjes së dikujt tjetër.
Pjesë nga përgjimet:
-Afrim mirëmëngjesi. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL?
– Mgjes.Ok.
-He Rudi.
-Të lutem fut dikë në sistem që t’i bëjë 6 se m’i kërkoi.
-A t’i bëj nesër më mirë?
-Jo jo a se ke Ketën aty?
– E mirë mirë hajde se do t’i kërkoj.
– Flakona a?
– Po 6 flakonë