Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi.
Ai u shtrua dy ditë më parë në gjëndje kritike për jetën në Shërbimin Neurovaskular në QSUT pasi kishte pësuar hemoragji cerebrale.
Doçi u nda nga jeta sot në mëngjes në orën 06:00 në moshën 76 vjeçare.
Bashkëpunëtorët e tij kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjete sociale.
“Lamtumirë Lamtumirë, Agim Doçi.
O pendë artë e vargut poetik e të kënduar në breza.
Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë, të bukur, e bëre jetën tonë , plot shpres, mençuri , dashuri, patriotizëm , vlera , duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi. Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar . Lamtumirë Agim Doçi” shkruan këngëtarja e njohur Myfarete Laze në një postim në facebook duke shprehur ngushëllime familjarëve të tij ‘’ Pushofsh në paqe me Zotin tënd’’
Agim Doçi është fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Ai ka lindur më 9 Maj 1948 u diplomua për inxhinieri por kishte një pasion të rrallë për letërsinë.
Agim Doçi ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare. Ai ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’. Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”