Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se vendimi për t’u divorcuar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është tërësisht politik.
Në mbledhjen e kryesisë politike, ai sqaroi opinionin publik se pse është detyruar të marrë këtë vendim të vështirë, por siç u shpreh është objektiv.
“Marrëdhëniet tona u krisën pas djegies së mandateve. U rendit në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj dhe duhej të merrte fund çdo paqartësi dhe stres i panevojshëm. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të mbushur kauzat për të cilat kjo marrëdhënie ishte krijuar. Ndjesë fëmijëve e prindëve të mi” – tha Meta.
Pjesë nga fjala e Metës:
Marrëdhëniet tona kanë pësuar krisje të fortë që nga vendimi për djegie të mandateve që u morën me sakrificë dhe gjak në betejë të hapur ndaj koalicionit anti Meta të 17 majit të prindit1 dhe 2.
Qëndrimet e saj në kah të kundërt me kauzat që unë mbroj duhet të merrnin fund dhe vendimi ynë i jep fund çdo vendimi të panevojshëm, mirëkuptoj çdo reagim të gjithkujt dhe përgjegjësitë e mia lidhen me qindra njerëz.
Vendimet e mia i shërbejnë përmbushjes së kauzave të mëdha, ky vendim nuk lidhet me raportin me të si grua dhe nënë e 3 fëmijëve tanë.
Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat. U kërkoj ndjesë 3 fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësime.
I kërkoj ndjesë prindërve dhe të afërme më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës. E mora këtë vendim për të shkuar deri në fund betejës me mafien që shantazhin e ka natyrën më të egër dhe të ndyrë.
Mafia ka dhunuar normat tona zakonore. Interesi kombëtar ka mbizotëruar në interesin tim 30 vite dhe asnjëherë ai familjar.
E gjithë jeta ime i përkushtuar integrimit të Shqipërisë. Deri në kohën e si president u kërcënova të pranoj falsifikimet e Dvoranit. Jam përkushtuar rikthimit të sovranitetit kombëtar të popullit të 2 marsit. Do ta fitojmë betejën ndaj mafies ndërkombëtare.