Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Zvicrës dhe Skocisë e vlefshme për Grupin A të Europianit Euro 2024.
Skocezët arritën të shënin të parët me Tominay që në minutën e 13 të takimit, por zviceranët reaguan menjëherë duke barazuar me Xherdan Shaqirin i cili tashmë bëhet një rekordmen i vërtetë.
Mesfushori Xherdan Shaqiri bëhet zyrtarisht lojtari i parë në futboll që ka shënuar në 3 Europianët e 3 Botërorët e fundit.
Kombëtarja e tij Zvicra e ka nisur mbarë Euro 2024, me një fitore bindëse 3 me 1 ndaj Hungarisë, ndërkohë që Skocia pësoi plot 5 gola prej gjermanëve.
Goli i tij sonte ndaj Skocisë, e bëri ish-futbollistin e Liverpool që “mposhtë” Cristiano Ronaldon. Ylli botëror ka shënuar në pesë turnetë e fundit, por nuk ka mundur ta gjejë rrjetën në fitoren e Portugalisë ndaj Republikës Çeke të martën.
Shaqiri ka shënuar plot 32 gola për Zvicrën dhe e ka përfaqësuar kombin në 4 Kupa Botërore dhe 3 Kampionate Evropiane.