Nedim Bajrami u bë pjesë e historisë së Kampionateve Europianë me golin më të shpejtë, pas vetëm 23 sekondave ndaj Italisë, ndërsa tashmë pjesë e historisë është bërë edhe Klaus Gjasula.
Mesfushori kuqezi ishte protagonist i padiskutueshëm i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Koracisë.
Fillimisht i pafat, dukë shënuar në portën tonë në minutën e 76-të dhe në fund duke “shlyer” gabimin dhe u bë heroi i kuqezinjve.
Sipas OPTA-s, Gjasula bëhet zëvendësuesi i parë në historinë e Europianeve apo Botëroreve që arrin të shënojë në të dy portat në një rastësi të çuditshme që e bëri atë protagonist në këtë mënyrë.