Kontrata koncesionare e rrugës së Arbrit ka marrë në total 158 milion euro nga buxheti i shtetit në 5 vite e gjysëm të operimit tësaj. Vetëm gjatë vitit të shkuar për këtë projekt janë derdhur nga buxheti 28.4 milion euro, ndërsa punimet vazhdojnë në disa pjesë të segmentit.
Në bazë të raportit vjetor të Agjencisë së Monitorimit tëKoncesioneve, deri në fund të vitit 2023 kanë përfunduar 54 kilometra trup rrugë dhe vetëm në 19 kilomeyta ështëpërfunduar gjithë paketa e shtresave asfaltike, në pjesën tjetër shtresat janë në fazën e binderit. 5 tunele të shkurtra qëparashikohen në projekt kanë përfunduar bashkë me 4 ura, ndërsa punimet vazhdojnë për të bërë të operueshëm Tunelin e Murrizit.
“Për Tunelin e Murrizit janë realizuar gërrmimet në masën 100%, ku pavarësisht vështirësive si pasojë e formacionit gjeologjik , aktualisht po punohet në disa fronte pune në të dy tubat, atë kryesor dhe të emergjencës, me fazat e betonimit të themeleve/veshjes finale, drenazhimit, hidroizolimit si dhe me riprofilime (përforcim të tunelit), në zonat ku është e nevojshme.” thuhet në raportin e monitorimit.
Rruga e Arbrit është inaguruar dy herë, por deri më sot ky segment ndodhet ende në fazën e punimeve dhe nuk ka përfunduar tërësisht për shkak të shembjes që pësoi projekti i parë i Tunelit të Murrizit. Kompania kontraktore Gjoka Konstruksion braktisi sheshin e punimeve dhe studio njëalternativë tjetër, ku nisi nga e parë projektin për ndërtimin e tunelit.
Në bazë të kontratës koncesionare, punimet duhet tëdorëzoheshin në prill të vitit 2022 por kontrata pësoi 17 muaj shtyrje, kohë e nevojshme që duhej për studimin dhe miratimin e projektit B të tunelit të Murrizit. Tuneli me afatet e reja duhet tëishte dorëzuar në tetor të vitit 2023, por dhe pse ka kaluar afati me një vit dhe pas tolerancës, punimet nuk janë mbyllur dhe nuk ka një datë kur rruga do të jetë tërësisht e operueshme.
Rruga e Arbrit ishte një ndër veprat e para PPP në fushën e infrastrukturës rrugore, me një kontratë me vlerë investimi 235 milion euro, që janë investuar fillimisht nga privati, dhe shteti më pas angazhohet të paguajë 348 milion euro bashkë me interesat që kërkon kompania për investimin. Koncesioni përfundon në vitin 2031, ku kompania Gjoka Konstruksion pas punimeve do të garantojë dhe mirëmbajtjen e aksit. Deri tani buxheti ka shlyer 45% të shumës që i detyrohet koncesionarit.