Dorëhiqet kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi.
Mësohet se dorëheqja është dorëzuar gjatë paradites së sotme.
Prokuroria e Posaçme konfirmoi se ka nisur hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi për veprat penale korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Mediat raportojnë se SPAK i ka sekuestruar telefonin Drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi si dhe dy vartësve të tij, shefit të kabinetit, Elird Qendro dhe drejtorit të rimbursimeve, Gjergj Smokthina.
SPAK njoftoi se hetimet ndaj Klosit u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike një më 3 korrik 2023 dhe kallëzimi i dytë nga PD është bërë më 13 dhjetor të vitit të kaluar.
Mbeter për tu parë nësë kjo dorëheqje nuk i ngjan asaj të Evis Berberit të ARSSH pak orë para arrestimit nga SPAK.